Zbulohen detajet e marrëveshjes mes Man. Junajted dhe Zirkzee
Mançester Junajtedi ka siguruar transferimin e sulmuesit holandez Xhoshua Zirkzee. Pas një sezoni shumë të mirë me Bolonjan, holandezi është bërë objektiv i shumë klubeve të mëdha, megjithatë “Djajtë e Kuq” kanë siguruar shërbimet e tij.
Mediat italiane kanë raportuar se tanimë ka një marrëveshje totale mes dy klubeve, si dhe mes Man. Junajtedit dhe përfaqësuesve të lojtarit. “Djajtë e Kuq” do të paguajnë klauzolën e largimit të Zirkzee nga Bolonja prej 50 milionë euro.
Ndërkohë ajo që e ka bindur lojtarin është sigurisht edhe paga shumë e lartë që do ta fitoj në “Old Traford.” Zirkzee do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me Man. Junajted, derisa do të fitojë pagë vjetore prej 6 milionë eurove neto në sezon, plus bonuset.
Mediat në Itali dhe Angli kanë raportuar se Man. Junajted ka fituar garën për Zirkzee vetëm falë pagës shumë të lartë që i kanë ofruar atij