Zbulohen pagat e pilotëve në F1, prin sërish Maks Verstapen, para pilotëve të Ferrarit
Zbulohen pagat e pilotëve të Formula 1 për sezonin e ardhshëm. Kampioni në fuqi është Maks Verstappen, piloti i “Red Bull” që fitoi katër kampionate botërore në F1 nga viti 2021 deri në vitin e kaluar. Holandezi është gjithashtu piloti më i paguar në vitin kalendarik me një pagë të vlerësuar në 65 milionë dollarë.
Shtatë herë kampioni botëror Luis Hamilton do të ketë 5 milionë dollarë më pak, pasi kaloi nga Mercedes te Ferrari.
Sipas portalit “Racing News 365”, në vendin e tretë është Sharll Leklerk me 34 mln euro, duke lënë pas Lando Norrisin dhe Fernando Alonso me 20 mln euro.