
Zbulohen prapaskenat e ndarjes së Pep Guardiola-s nga bashkëshortja
Nuk kanë fund telashet për Pep Guardiolën, i cili i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë me partneret Kristina Serra, pas 20 vitesh miqësi dhe 10 martese. Lajmi është zbuluar nga gazetarët Laura Fa dhe Lorena Vaskez. Çifti i dha fund martesës së tyre ne dhjetor, mes vështirësive të ekipit në fushë në muajt e fundit, dhe se ndarja u raportua vetëm në mjedisin e tyre më të afërt dhe se çdo lloj shpjegimi për shtypin u shmang.
Guardiola dhe Kristina u takuan në vitin 1994 dhe u martuan në vitin 2014, në dritën e një ceremonie civile intime në Matadepera, Barcelona. Pavarësisht ndarjes së tyre, bëhet me dije se marrëdhënia mes të dyve është “krejtësisht e përzemërt, e qëndrueshme dhe miqësore”.
Lajmi ka habitur mediat pasi askush nuk e dinte që ata ishin ndarë. Veren e kaluar u panë bashkë. Sidoqoftë, pavarësisht gjithçkaje, “nuk ka palë të treta”, dhe ndarja e raportuar ka qenë pa përplasje.