
Zbulohen shpenzimet e LDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit – ja sa para shkuan për reklama, ushqim dhe gjoba

Sot gjatë ditës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportet e paaudituara të deklarimit financiar të fushatës zgjedhore të subjekteve politike për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025, shkruan Insajderi.
Në këto raporte përfshihen edhe të dhënat financiare për shpenzimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
LDK ka deklaruar se ka pasur shpenzime për transport në vlerë rreth 1,600 euro.

Për ushqim, kjo parti ka shpenzuar rreth 4,200 euro.
Ndërsa për reklama, reprezentacione dhe konferenca, LDK ka raportuar shpenzime që tejkalojnë shumën prej 330 mijë eurosh.

Sipas KQZ-së, LDK-ja është gjobitur gjithashtu në mbi 22 mijë euro.

Në total, LDK ka deklaruar shpenzime që kalojnë 358 mijë euro për fushatën zgjedhore të 9 shkurtit.
