Zbulohet përse Broja dhe Çellsi zgjodhën ofertën e Fulhamit
Fulhami, që ofroi 4 milionë paundë deri në fund të sezonit, ka bindur Çellsin të pranojë huazimin e sulmuesit. Megjithatë bëhet me dije se Fulhami nuk u preferua vetëm për paratë që ofroi, por edhe për faktin që mban Brojën në Premier League dhe i garanton më shumë hapësira në formacion.
Këto dy elementë janë vlerësuar si mjaft të rëndësishëm te Çellsit, pasi drejtuesit e klubit vijojnë te besojnë ende te Broja dhe e shohin këtë huazim 4-mujor thjesht si një mundësi që sulmuesi shqiptar të luajë rregullisht dhe të rigjejë formën e tij më të mirë, pas dëmtimit të gjatë që e mbajti larg fushave për më shumë se 10 muaj.
Fulhami ishte në kërkim të dëshpëruar për një sulmues dhe Broja do të ketë mundësinë që me fanellën e klubit që i ka shënuar golin e vetëm këtë sezon në Premier Ligë, të shënojë edhe shumë gola të tjerë, për të bindur Silvinjon t’i japë një biletë për në Europianin e Gjermanisë.