
Zbulohet sa ka fituar Skënderbeu nga transferimi i Elezit te Bohumi
Agon Elezi, mbush arkat e Skënderbeut pas transferimit te Bohum në Bundesligën gjermane. Ish-mesfushori u largua nga korçarët në shtator të vitit 2020 për një vlerë rreth 80 mijë euro te Varazhdini në Kroaci, teksa Skënderbeu siguroi edhe 30% të kartonit të lojtarit për transferimin e radhës.
Nga sa raportohet shifra e këtij transferimi të Agon Elezit te gjermanët e Bohumit vërtitet rreth 800 mijë euro, ndërsa një pjesë e tyre kalojnë direkt në arkat e klubit korçar që kishte ende 30% të kartonit të mesfushorit shqiptar.
Skënderbeu përfiton rreth 200 mijë euro nga ky transferim duke siguruar kështu të ardhura të rëndësishme sa i përket ngritjes së financave të klubit.