
Zejd Rexhepi dhe Abdulselam Selami takojnë legjendën olimpike Shaban Tërstena
Eksponentët e Besëlidhja AKI, kandidati për kryetar të Shkupit, Zejd Rexhepi, dhe bartësi i listës për qytetin e Shkupit, Abdulselam Selami, mbrëmë kanë zhvilluar një takim miqësor me legjendën e mundjes dhe kampionin olimpik nga Shkupi, Shaban Tërstena.
Rexhepi e ka përshkruar takimin si një burim frymëzimi për brezat, duke theksuar se historia e Tërstenës është shembull i sakrificës, përkushtimit dhe vullnetit që e bën të pamundurën të mundur.
Gjatë takimit, u diskutua edhe rëndësia e rritjes së mbështetjes për sportin, jo vetëm për kampionët e së shkuarës, por edhe për gjeneratat e reja që po rriten me ëndrra të mëdha.
Si pjesë e vizitës, Rexhepi dhe Selami u nderuan me kopje të librit të Tërstenës, “Rruga e kampionit olimpik”, duke e konsideruar një simbol të përkushtimit dhe inspirimit për sportin shqiptar dhe olimpik. Flaka