Zejd Rexhepi: VLEN-i vetëm përkthejnë deklaratat e kryeministrit
“VLEN-i vetëm i përkthen deklaratat e Mickoskit, fatkeqësisht këta nuk kanë fuqi as të merren me çështjen e provimit të jurisprudencës, thjesht çfarë thotë Mickoski, VLEN-i vetëm po i përkthen deklaratat e tij”, kështu u shpreh Skender Rexhepi-Zejdi, në emisionin “Debat në Shenja”.
Kryetari i Lëvizjes Populli, Zejd Rexhepi, gjithashtu ka folur edhe për ndryshimet për kodin zgjedhor ku kjo çështje ishte edhe pjesë e takimit mes liderëve. Rexhepi tha se do duhet të kemi ndryshime në kodin zgjedhor, ku sipas tij nëse VMRO dëshiron të ketë zgjedhje fer dhe demokratike atëherë do të duhet të pranon kodin zgjedhor me 1 njësi zgjedhore.