
Zekolli: Kasami do të ishte lider korrekt i VLEN-it, ka treguar qëndrueshmëri politike
Analisti politik Arsim Zekolli ka vlerësuar figurën e kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami, si një politikan me qëndrueshmëri dhe vizion të qartë.
Në një prononcim në Klan Debat, Zekolli tha se nëse Kasami do të ishte lider i VLEN-it si subjekt politik, ai do të përfaqësonte një figurë korrekte dhe të besueshme.
Kjo deklaratë vjen në një kohë kur po spekulohet se me shkrirjen e VLEN-it, Bilall Kasami do të bëhet kryetar i VLEN-it.