AA
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka pretenduar se Rusia po përdor anije cisterna, për të lëshuar dhe operuar dronë kundër vendeve evropiane.
Zelensky nuk dha më shumë detaje mbi pretendimin e bërë gjatë fjalimit të tij të mbrëmjes, por tha se kjo është “një tjetër provë pse Deti Baltik dhe detet e tjera duhet të jenë të mbyllura për anijet cisterna ruse”.
Ai gjithashtu bëri thirrje për zbatimin e sanksioneve shtesë ndaj flotës në hije të Rusisë, mes kërcënimeve me dronë. Disa dronë dhe aeroplanë janë zbuluar në disa shtete të NATO-s gjatë disa javëve të fundit.
Incidentet kanë përfshirë dronë rusë që zbarkojnë në tokën polake dhe aeroplanë luftarakë rusë, që hyjnë në hapësirën ajrore të Estonisë.
Aeropla0nët luftarakë estonezë thanë javën e kaluar se shoqëruan tre aeroplanë luftarakë rusë MIG jashtë hapësirës së tyre ajrore pas një inkursioni 12-minutësh, të cilin Rusia e mohon se ka ndodhur ndonjëherë.
Gjermania dhe Danimarka gjithashtu kanë raportuar praninë e dronëve të paidentifikuar, por nuk e kanë fajësuar drejtpërdrejt Rusinë.
Një lëvizje civile, e cila mbështet Palestinën dhe dënon luftën gjenocidale të Izraelit kundër Gazës, ka ndryshuar tabelat në një
Pasi prindërit e dy të miturve të përfshirë në një aksident trafiku me deputetin Sashko Jançev, u drejtuan tek kryetari
Renata Deskoska, profesoreshë e të Drejtës Kushtetuese, ish ministre e Arsimit dhe Shkencës dhe e Drejtësisë, është zgjedhur nënkryetare e