Zgjedhjet në Maqedoni, Spasovski vazhdon fushatën derë në derë
Bartësi i listës në Njësinë e dytë zgjedhore i LSDM-së Oliver Spasovski ka vazhduar me fushatë aktive në terren duke takuar qytetarë.
“Po flasim me të gjithë, me qytetarët e Radishanit, nuk po heqim dorë nga fitorja e së ardhmes evropiane të Maqedonisë!”, shkroi Spasovski.
Spasovski pak më heret me rastin e 27 prillit sot para Kuvendit në një deklaratë për mediat theksoi se nuk duhet ta harrojmë dhe të lejojmë që të përsëritet 27 prilli, data më e zezë në historinë e demokracisë sonë.