
Zhegrova merr një dhuratë speciale nga një tifoz i skuadrës franceze
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, ka pranuar një dhuratë të bukur në zyrat e skuadrës së Lille. Një djalosh, emri Mats Draving para disa ditësh piktoroi fytyrën e futbollistit kosovar në fanellën e klubit francez.
Pikërisht kjo fanellë ka shkuar te skuadra nga Ligue 1 dhe i është dorëzuar lojtarit “dardan”. Zhegrova u shpreh tejet i lumtur që pranoi këtë dhuratë nga piktori i famshëm në rrjetet sociale