
Zhurma e Lamborghini-t zgjon Strugën – Automjeti u sekuestrua pas mesnate
Policia e Strugës ka ndërmarrë një aksion të rreptë ndaj automjeteve që shkaktojnë zhurmë të madhe, duke ndaluar dhe sekuestruar katër makina luksoze gjatë kontrolleve të trafikut rrugor.
Sipas zëdhënësit të SPB-së Ohër, Stefan Dimoski, më 1 gusht, në rrugën “15 Korpusi”, u ndaluan:
- Një BMW me targa zvicerane, i drejtuar nga një 22-vjeçar nga Struga që jeton në Zvicër.
- Një Audi me targa nga Strumica, i drejtuar nga një 26-vjeçar me qëndrim në Holandë.
- Një tjetër BMW me targa nga Struga, i drejtuar nga një 45-vjeçar nga fshati Radolisht, me dokumente të skaduara.
Më 2 gusht, rreth 30 minuta pas mesnatës, në rrugën “Partizanska”, u ndal një Lamborghini me targa gjermane, i drejtuar nga një 21-vjeçar nga Struga që punon përkohësisht në Gjermani.
Të gjitha automjetet do t’i nënshtrohen kontrollit teknik të jashtëzakonshëm, për të verifikuar defektet që lidhen me zhurmën e tepruar. Pas verifikimit, do të merren masa përkatëse administrative dhe penale.
Policia e Strugës ka paralajmëruar vazhdimin e kontrolleve intensive, sidomos gjatë sezonit veror, për të garantuar qetësinë publike dhe sigurinë në rrugë.
Flaka
The post Zhurma e Lamborghini-t zgjon Strugën – Automjeti u sekuestrua pas mesnate appeared first on Flaka, në çdo lajm… .