Zhvillime të jashtëzakonshme në Mitrovicë: Bien sondazhet, Faton Peci rikthehet fuqishëm, ka balotazh!
Rezultatet më të fundit nga numërimi i votave po sjellin një përmbysje të papritur në garën për kryetar të komunës së Mitrovicës.
Sipas të dhënave të fundit, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, aktualisht kryeson me 13,417 vota, ndërsa pas tij, me një diferencë shumë të vogël, qëndron kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Faton Peci, me 13,230 vota.
Ky rezultat i ngushtë ka përmbysur pritjet e sondazheve të mëparshme, të cilat parashikonin një epërsi të qartë për PDK-në. Megjithatë, rikthimi i fuqishëm i Pecit ka sjellë një dinamikë të re në garë, duke e bërë të mundshëm balotazhin midis dy kandidatëve kryesorë./Zyrtare.net/