AA
Qëndrimet e Danella Arsovskës lidhur me zhvillimet në Higjienën Komunale ku nga paraburgimi dha dorëheqje drejtori Sabahudin Rustemi, Qeveria i vlerëson si frustrime personale. Ata kujtojnë që sipas ligjit, Qyteti i Shkupit e ka për obligim të sigurojë funksionim të rregullt të ndërmarrjeve publike nën kompetenca të saj. Në rast të çdo pakujdesie eventuale, obstruksioni ose mosplotësimi të obligimit, Qeveria rikujton Arsovskën për përgjegjësi juridike dhe institucionale. Në rast të ngërçit institucional, nga Qeveria theksojnë se ekzistojnë mekanizma me të cilat mund të veprojnë me qëllim të sigurohet funksionimi normal i ndërmarrjes dhe të parandalohet rreziku ndaj shëndetit të qytetarëve. /Alsat.mk
Propozim-ligji me të cilin duhet të rregullohen struktura dhe funksionimi i administratës publike në Maqedoninë e Veriut do të duhet
Ushtarët profesionistë në Maqedoninë e Veriut do të mund të vazhdojnë të punojnë në ushtri edhe pas moshës 45-vjeçare, deri
Nga sot ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoninë e Veriut, ndërsa imunizimi pa pagesë është i destinuar për