
Ziadin Sela prezanton anëtarë të rinj në Saraj: Rruga jonë po forcohet çdo ditë
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, zhvilloi një takim me nëndegët e partisë në Degën e Sarajit, ku mirëpriti zyrtarisht një numër anëtarësh të rinj që iu bashkuan partisë.
Në një atmosferë të ngrohtë dhe mobilizuese, Sela i quajti ata pjesë e “familjes së madhe dhe misionit kombëtar” të Aleancës.
“Rruga e drejtë, kauza e pastër dhe rezistenca ndaj çdo stuhie po forcojnë çdo ditë e më shumë besimin e shqiptarëve ndaj politikave tona kozistente dhe të palëkundura,” deklaroi Sela para të pranishmëve. /ZYRTARE.net/