Zielinski: Tani mendojmë vetëm për derbin në “San Siro”
Mesfushori i Interit, Piotr Zielinski, në kanalet zyrtare të klubit zikaltër ka komentuar barazimin 0-0 ndaj Man. Sitit.
“Padyshim kam ndjesi të shkëlqyera. Përveç faktit që luajtëm kundër një prej skuadrave më të forta në botë, u përballëm si të barabartë dhe krijuam mjaft mundësi për të shënuar. Pra, edhe mund ta kishim fituar ndeshjen. Jam i kënaqur më shumë me ekipin sesa me lojën time.
Mentaliteti i duhur?
Sigurisht, ne jemi Interi dhe duhet t’i demonstrojmë ndaj të gjithëve cilësitë dhe aftësitë tona për të krijuar lojë, për të bërë mirë dhe fituar ndeshjet. Jemi të fortë, e treguam edhe sonte”.
Për mënyrën se si po ecën integrimi i tij në botën zikaltër
Në përgjithësi është një klub i veçantë, me shumë lojtarë të veçantë. Ka shumë konkurrencë, çka është një stimul. Është kënaqësi të luaj në këtë ekip dhe do të përpiqem të rritem përditë.
Për të bërë mirë dhe lumturuar tifozët e të gjithë familjen e Interit, sigurisht që duhet të jemi gati dhe të përqendruar. Në fundjavë do të jetë një tjetër ndeshje shumë e vështirë, kundër një kundërshtari shumë të respektueshëm. Do të përpiqemi të bëjmë mirë edhe në derbi dhe ta fitojmë ndeshjen”.