
Zjarr shkatërrues në Berovë: Flakët rrezikojnë pyjet e dendura, qytetarët thirren në ndihmë
Një zjarr i madh ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në zonën e njohur si Garvanovo Andak në Berovë, duke alarmuar autoritetet dhe banorët. Kryetari i komunës, Zvonko Pekevski, ka bërë apel urgjent që qytetarët të dalin dhe të ndihmojnë zjarrfikësit në shuarjen e flakëve.
Forcat e zjarrfikësve nga Njësia Territoriale e Berovës janë në terren, të mbështetura edhe nga Shërbimi Pyjor i Maleshevës nga Berova dhe Pehçeva. Situata paraqitet kritike, pasi zjarri po përhapet me shpejtësi drejt Gradishçes dhe Tërsavicës, duke rrezikuar pasoja serioze për shkak të dendësisë së pyjeve në zonë.
“Të gjithë qytetarët që kanë mundësi, të përfshihen aktivisht në shuarjen e zjarrit bashkë me zjarrfikësit për të ndaluar përhapjen e flakëve,” apelon kryetari Pekevski.
Sipas Qendrës për Menaxhimin e Krizave, ky është i vetmi zjarr aktiv nga 12 të regjistruar sot në Maqedoni deri në orën 21:00. Autoritetet paralajmërojnë banorët për rrezikun dhe kërkojnë bashkëpunim maksimal për parandalimin e katastrofës. Flaka