
Zjarret masive në Los Angeles, Bebe Rexha me maskë tregon gjendjen: Ajri është i tmerrshëm, sikur po jetojmë brenda një oxhaku
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram gjendjen alarmante në Los Angeles pas zjarreve masive që kanë përfshirë zonën. Përmes një postimi në InstaStory, ajo ka përshkruar kushtet e vështira të ajrit në qytet.
“Ajri i LA sot: I trashë sa të pritet me thikë dhe mban erë sikur jetojmë brenda një oxhaku,” shkroi 35-vjeçarja, duke e shoqëruar mesazhin me një fotografi ku shfaqej me maskë, një masë e domosdoshme për t’u mbrojtur nga ndotja e ajrit.
Artistja gjithashtu iu drejtua shqetësimeve të ndjekësve për gjendjen e saj dhe të shtëpisë së saj në Los Angeles, duke treguar se është dashur të përballojë disa vështirësi gjatë natës.
“Mbrëmë më duhej të flija në ndonjë divan. Shpresoj që të gjithë të jenë mirë. Unë jam mirë. Faleminderit që u interesuat për mua”, shkroi ajo në një tjetër postim.
Zjarret në Kaliforni kanë shkaktuar dëme të mëdha dhe kanë përkeqësuar ndjeshëm cilësinë e ajrit, duke e bërë jetesën të vështirë për shumë banorë, përfshirë artistë si Bebe Rexha.
Zhduket nga shtëpia 82 vjeçari nga Zajazi i
Familja e gazetares shqiptare që jeton në SHBA, Advije Baftiri (Vicky), po kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e babait
Arrihet marrëveshja në FE, ja komunat e ndara
Është arritur marrëveshje brenda “Frontit Evropian” për ndarjen e kandidatëve për kryetarë komunash. Ziadin Sela do të garojë për Strugën
Gjashtë rrugë të reja do të asfaltohen në
Haraçinë, 14 korrik 2025 – Komuna e Haraçinës ka njoftuar për fillimin e një projekti të rëndësishëm infrastrukturore, që parasheh