AA
Ta dini që të gjithë fajtorët do të dalin para drejtësisë, tha kryeministri Hristijan Mickoski në lidhje me zjarrin në deponinë Drislla, përcjell TV21. Mickoski tha se pas bisedave me ministrin e Punëve të Brendshme dhe Drejtorin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, është siguruar që së shpejti situata do të vihet nën kontroll.
“Do të thosha që Vardarishtja është siguruar, ka mbetur Drislla, Drislla gjatë ditës së djeshme, do të thosha që ka qenë gati se e sanuar, por nga disa arsye të çuditshme, gjatë fundit të natës, sërish u ndez dhe me këtë sot do të merret MPB-ja. Kisha bisedë edhe me ministrin, në linjë jemi edhe me drejtorin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, me këto kompani të përgjegjshme publike pres që sot ose nesër ky problem të mënjanohet. Ajo që me dekada nuk është mënjanuar. Ajo për të cilën me dekada nuk ka pasur llogari, ja për disa ditë, për disa javë do ta mënjanojmë. Unë absolutisht bashkë ndjej me secilin qytetar që e ndjen gjithë këtë, por është e çuditshme sesi në disa ndërmarrje të caktuara ku kuadro ka BDI, ndodhin punë të këtilla. Është e çuditshme. Edhe këtë do ta hetojmë. Do ta hetojmë dhe do të sigurojmë prova sesi mundet zjarri që ishte gati se i vënë në kontroll, përnjëherë të ndizet”, theksoi Mickoski.
https://www.instagram.com/tv21_macedonia/?utm_source=ig_embed&ig_rid=763652df-830e-45f2-821d-fa8fa3aceeb7
Iniciatori i peticionit për mbajtjen e provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, Mevlan Ademi, ka njoftuar se ka zhvilluar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme njoftoi se evakuimi i shtetasve maqedonas nga vendet e Lindjes së
Përfaqësia e Fondacionit Maarif të Turqisë (TMV) në Maqedoninë e Veriut ka organizuar një program iftari në kryeqytetin Shkup, transmeton