AA
Kryeministri në detyrë i Republikës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Neë York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të zhvillojë takime bilaterale me liderë në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.
ZKM shton se gjatë qëndrimit atje, gjithashtu do të takojë pjesëtarë të komunitetit shqiptar në ShBA dhe përfaqësues të shoqatave të diasporës.
“Përmes pjesëmarrjes në Javën e Nivelit të Lartë dhe takimeve të parapara synohet thellimi i raporteve bilaterale me vende partnere, fuqizimi i mëtejmë i subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit tonë në raport me vendet mosnjohëse dhe prezantimi i mundësive dhe përparësive që Republika e Kosovës ofron për investitorë të huaj”, tha ZKM në njoftim.
Udhëtimi i Kurtit drejt SHBA-së vjen pas masës së ndërmarrë nga Uashingtoni kundrejt Kosovës me pezullimin e Dialogut të planifikuar Strategjik.
Në SHBA nga Kosova po qëndron edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe temperatura të larta. Gjatë pasdites priten
Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) njofton se gjatë 24 orëve të fundit në disa pjesë të vendit janë regjistruar
Pas raportimeve të qytetarëve për shpendë të ngordhur, ekipi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, në bashkëpunim me ndërmarrjen komunale