![“Zonja e Vjetër” kërkon ish mesfushorin e Liverpullit](https://shprehja.com/wp-content/uploads/2024/01/Mateo-Kovacic-left-duels-for-the-ball-with-Liverpools-Jordan-Henderson-scaled-850x560.jpg)
“Zonja e Vjetër” kërkon ish mesfushorin e Liverpullit
“Sky Sport Italia” raporton se Juventusi, që është në kërkim të përforcimeve në mesfushë, ka biseduar me 33-vjeçarin për një marrëveshje të mundshme huazimi të tij.
Por, ish-mesfushori i Sanderlandit thuhet se dëshiron një huazim prej 18 muajsh dhe jo deri në fund të sezonit. Nëse Juventusi do të siguronte një lëvizje për 81-herë reprezentuesin anglez, duhet të lironte ndonjë lojtarë fillimisht. Moise Kin është i lidhur me një largim në formë huazimi nga “Allianz Stadium” këtë muaj, gjë që do të lironte më shumë hapësirë në buxhetin e “Biankonerëve”.
Xhordan Henderson ka edhe kërkues të tjerë të përfolur, duke përfshirë Ajakin dhe Brajtonin. Ai me Al-Ettifaq ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.