“Zonja e Vjetër” kërkon përforcime nga Anglia
Prej disa javësh tashmë, si “fantazisti” Paul Pogba, por edhe talenti i mesfushës, NiKola Fagioli janë të pezulluar nga fusha e blertë, me francezin, që doli pozitiv në testin anti-doping dhe rrezikon minimalisht të qëndrojë 2 vite jashtë çdo aktiviteti sportiv, ndërsa “ylli” italian pranoi se kishte vendosur baste sportive duke mbetur jashtë fushave për 10 muaj.
Për këtë arsye, bordi i “Zonjës së Vjetër” ka vendosur të hyjë fuqishëm në merkaton e dimrit, teksa është në kërkim të përforcimeve të reja në repartin e mefushës. Kështu, “gjigantët” italianë kanë kthyer “sytë” nga kampionati anglez i futbollit, Premier Liga, ku deri më tani 3 janë objektivat kryesor të “bardhezinjve”.
I pari dhe më i përfoluri është “shkatërruesi” danez, Pierre-Emile Hojbjerg, i cili pëlqehet shumë nga bordi i Juventus. Pas Hojbjerg në listë vjen “tanku” ganez, Tomas Partej, i cili tashmë ka hyrë në sezonin e tij të 4-t me “Topçinjtë” e Arsenal. Ndërkaq, opsioni i tretë dhe i fundit, të paktën përsa i përket Premier Ligë-s është “i padëshiruari” i “qytetarëve” të Man. Siti, Kalvin Filips.