
ZRRE mbyll seancën për diskutim të hapur, gazetarët nuk largohen nga salla

Kryesuesi i ZRRE’së, ka njoftuar tani do të vazhdojnë seancën e mbyllur. Duke iu kërkuar mediave ta lëshojnë sallën.
Sipas tij pika e radhës ka të bëjë me shqyrtimin e ankesave te konsumatorit.
“Meqenëse, pika e radhës ka të bëjë me shqyrtimin e ankesave te konsumatorit, i kisha lut të gjitha mediat që tani ta vazhdojmë seancën e mbyllur”, tha Ymer Zejnullahu, kryesuesi i ZRRE’së.
Ndërkohë gazetarët në sallë, kanë insistuar ta dinë se sa përqind do të rritet rryma.
“Iu kisha lut të na lironi sallën”, vazhdon t’iu kërkojë Zejnullahu gazetarëve.