Zvicra e kënaqur me rezultatet , vazhdon me Murat Jakin
Murat Jakin vazhdon të kryejë detyrën e përzgjedhësit te kombëtarja e Zvicrës. Federata e Futbollit e Zvicrës ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit me seleksionuesin Jakin dhe asistentin e tij, Xhorxhio Kontini.
Zvicra nën drejtimin e Jakinit dhe Kontinit arriti në çerekfinale të Euro 2024. Punë e kësaj dysheje është vlerësuar shumë lartë.
Jakini është në krye të Zvicrës që nga gushti i vitit 2021. Nga mesi i shkurtit të këtij viti ai për asistent e ka Kontinin, që po ashtu vlerësohet shumë.