Zyrtare, Asensio ftohet për herë të parë nga Spanja
Mbrojtësi i Real Madridit, Raul Asensio ftohet te Kombëtarja e Spanjës për dy ndeshjet e muajt mars. Asensio është ftuar nga trajneri, Luis de la Fuente për takimin e play-offit të UEFA Nations League ndaj Holandës.
Kjo është hera e parë në karrierë për lojtarin e Real Madridit, kjo për shkak se Asencio u “zbulua” gjatë këtij sezoni. Lojtari këtë edicion ka qenë protagonist i paraqitjeve tejet pozitive me fanellën e Real Madridit, duke zëvendësuar në mënyrën më të mirë të lënduarit, si: Militao dhe Alaba.
Ndeshjen e parë Spanja ndaj Holandës e zhvillon si mysafir më datën 20 mars, kurse ajo e kthimit më 23 mars. /Indeksonline/