
Zyrtare, Liverpulli konfirmon ardhjen e Federiko Kiezës
Klubi anglez, Liverpulli ka konfirmuar edhe zyrtarisht transferimin e anësorit Federiko Kieza nga Juventusi. Gjatë ditëve të fundit, “The Reds” hyn në garë për yllin italian, duke arritur fillimisht marrëveshje personale me të. Disa ditë më vonë apo më saktë gjatë ditës së mërkurë, drejtuesit e Liverpoolit arritën marrëveshje edhe me Juventusin.
Pas udhëtimit në Angli, Kieza përfundoi me sukses testet mjekësore dhe Reds tashmë e kanë konfirmuar si lojtar të tyre të ri.
“Kemi kënaqësinë të njoftojmë se kemi arritur një marrëveshje me Juventusin për transferimin e Federiko Kiezas”, thuhet në njoftim.
“The Reds” nuk kanë treguar se për sa vite kanë nënshkruar me Kiezan, por kanë konfirmuar se kanë marrëveshje për një kontratë afatgjate. Transferimi i tij i ka kushtuar klubit anglez rreth 15 milionë euro, përfshirë bonuset. Kieza do ta bartë te Liverpulli fanellën me numër 14