Zyrtare, Marash Kumbulla vesh fanellën e Sasuolos
Skuadra e Sassuolos ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mbrojtësit shqiptar, Marash Kumbulla nga Roma. Mbrojtësi shqiptar ka vuajtur shumë në sezonin e fundit, pasi ka qenë jashtë fushave nga sezoni i kaluar shkaku i një dëmtimi. Megjithatë, në fillim të vitit Kumbulla u rikthye në stërvitjet e skuadrës së Romës, por pa pasur mundësi të luajë shkaku i mungesës së gjatë.
Forma jo e mirë dhe “Euro 2024” afër kanë bërë që mbrojtësi shqiptar dhe ekipi kryeqytetas të marrin vendim për huazimin e tij. Është Sassuolo që ka shfrytëzuar rastin duke arritur marrëveshje me Romën dhe Kumbullën për huazimin e tij deri në fund të sezonit.
“Marash Kumbulla është blerë në formë huazimi nga AS Roma deri më 30 qershor 2024”, thuhet në njoftimin e Sassuolos.
Ndryshe, Kumbulla ka qenë i lidhur edhe me një kalim te Udineze dhe Xhenoa.