Zyrtare: Mykhailo Mudryk pezullohet nga futbolli!
Anësori ukrainas, Mykhailo Mudryk është pezulluar nga futbolli. Shkaku i këtij pezullimi është rezultimi pozitiv me doping i ukrainasit, pas një testimi rutinor me Çellsin.
“Si Mykhailo ashtu edhe Klubi tani do të punojnë me autoritetet përkatëse për të përcaktuar se çfarë ka shkaktuar gjetjen e pafavorshme”, deklaroi Çellsi në faqen e tyre zyrtare. Ende nuk dihet se sa kohë do të jetë jashtë fushës së blertë lojtari ukrainas.
Mudryk, erdhi me shumë bujë te Çellsi nga Shakhtar Donetsk, ku “blutë” e Londrës paguan rreth 70 milionë euro, mirëpo nuk ka arritur të tregonte formën e tij sikurse te Shakhtari./IndeksOnline/