Zyrtarizohet koalicioni parazgjedhor ndërmjet AAK-së dhe NISMA-s
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate kanë lidhur koalicion parazgjedhor, raporton Gazeta Sinjali.
Zyrtarizimi i koliaiconit është bërë ndërmjet Ramush Haradinajt, kryetarit të AAK-së dhe Fatmir Limajt, kryetarit të NISMA-s.
Në marrëveshjen mes dy partive, bëhet e ditur se të dyja dakordohen që të krijojnë rreshtin e përbashkët për shtetin e Kosovës, teksa bëhet e ditur se të dy partitë janë të hapura që ta zgjerojnë koalicionin.
“Të dyja partitë dakordohen që të krijojnë rreshtin e përbashkët për shtetin e Kosovës dhe përcaktohen të hapura për zgjerim të koalicionit me të gjitha ato parti politike, nisma qytetare apo shoqata që përfaqësojnë sfera të ndryshme interesi e që për synim kanë ndaljen e degradimit të shtetit, rikthimin e demokracisë si parakusht të një zhvillimi të qëndrueshëm e afatgjatë, si dhe integrimin e Kosovës në strukturat euro-atlantike, kjo në partneritet të përhershëm me aleatët strategjikë, ShBA dhe BE”, thuhet në dokumentin e marrëveshjes.
Ky nuk është koalicioni i parë i tyre. AAK dhe Nisma kishin bërë koalicion parazgjedhor edhe në prill të vitit 2016.
Bëhet fjalë për vitin 2017 deri në vitin 2019, kur Haradianaj ishte kryeministër e Limaj zëvendës i tij.