AA
Familjarët e Xhemail Rexhepit – Komandant Shqiponjës të martën më 23 korrik kanë bërë homazhe me rastin e 10 vjetorit të vrasjes së tij.
Në varrezat e Kumanovës, familjarët kanë përcjell lutje dhe kanë kryer homazhe
pranë vendit ku prehet “Shqiponja”, njëri prej komandantëve më të njohur të UÇK-së në rajonin e Karadakut.
“ 10 vite pa Ty Komandant Shqiponja. Kauzat e mëdha lindin në kohë të vështira dhe vdesin në mes të rehatis! Lavdia e Zotit qoftë mbi Ty. Shqiponja e Kumanovës” ka shkruar në facebook, Qahil Rexhepi, vëllai i Komandantit të njohur të UÇK-së.
Edhe në këtë përvjetor, Komandat Shqiponja u përkujtua edhe nga disa bashkëluftëtarët e tij.
Vrasja e Xhemail Rexhepit-Shqiponja ndodhi më 23 korrik 2015 pas përplasjeve brenda partiake në degën e BDI-së në Kumanovë.(INA)
Sot, kryetari i Komunës së Studenicanit, Ejup Abazi, mirëpriti në një vizitë zyrtare Ambasadorin e Republikës së Turqisë, Fatih Ulusoy.
Kryetari i Lëvizjes Demokratike (LD), Izet Mexhiti, së bashku me strukturat partiake, ka vendosur që subjekti politik që ai drejton
Prokuroria Themelore Publike e Shkupit njoftoi se Gjykata Penale në Shkup i ka caktuar paraburgim 48-orësh Stojançe Jovanovskit, pas tragjedisë