AA
Kryeparlamentari, Afrim Gashi mbrëmë vonë është hospitalizuar në Klinikën për Kirurgji Digjestive në Shkup për shkak të problemeve me zorrë. Kjo është bërë e ditur nga drejtori i Klinikës, profesor Dr. Ognen Kostovski.
Sipas tij, komplikimet kanë të bëjnë me ngatërrim gë zorrëve dhe se ka gjasa të mos ketë ndërhyrje kirurgjikale.
“Është pranuar në klinikën tonë dhe po trajtohet në mënyrë konservative. Po e ndjekim gjendjen dhe deri tani nuk kemi marrë vendim për operacion. Bëhet fjalë për ngatërrim të zorrëve, por duket si diçka që mund të zgjidhet me trajtim konservativ,” deklaroi për “Sloboden Peçat” profesor Dr. Kostovski.
Gashi është pranuar në Klinikën për Kirurgji Digjestive mbrëmë, pasi ka ndjerë dhimbje në stomak. Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme, Gashi deri në mbrëmje qëndroi në Tetovë, ku u shoqëruar vazhdimisht nga kryetari i Tetovës, Bilall Kasami. Ata fillimisht patën konferencë të përbashkët për shtyp, pastaj takim me mërgimtarët, ndërsa në mbrëmje morën pjesë në Natën e Ansambleve në Tetovë.(INA)
“Nga 20 janari (e martë) deri më 31 janar (e shtunë), do të kryhet testimi, kalibrimi dhe verifikimi i pajisjeve
Lulzim Aliu nuk do ta ushtrojë më funksionin e zëvendësministrit të Arsimit dhe Shkencës. Dorëheqjen e tij ai ia ka
Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe ka konfirmuar sot se ka pasur një takim me liderin e BDI-së Ali Ahmeti. Ai