12 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, njëri prej tyre polic
Drejtori i Emergjencës së Prishtinës, Naser Syla ka bërë të ditur se 12 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve në protestën e sotme të mbajtur në sheshin e Prishtinës, raporton Koha.net
Prej të lënduarve një është zyrtar policor ndërsa 11 të tjerë janë protestues.
Syla ka bërë të ditur gjithashtu se gjendja e tyre është stabile dhe pas trajtimit janë lëshuar në shtëpi. Nga të lënduarit, tre janë trajtuar prej plagëve prerëse.