Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 149 milionë euro nga BE për fazën e tretë të Korridorit Hekurudhor 8
Maqedoni

149 milionë euro nga BE për fazën e tretë të Korridorit Hekurudhor 8

August 6, 2026

AA

Me nënshkrimin e sotëm të marrëveshjes për grant investues të siguruar përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF) të Bashkimit Evropian, si dhe marrëveshjeve për financim me Bankën Evropiane të Investimeve (BEI) dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), nis faza e tretë e financimit për ndërtimin e segmentit hekurudhor Kriva Pallankë – Deve Bair, pjesë e Korridorit 8.
Nënshkrimi u zhvillua në Qeveri, ku morën pjesë kryeministri Hristijan Mickoski, zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski, ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, Ben Nupnau – zëvendësshef i Delegacionit të BE-së, Fatih Turkmenogllu – drejtor i BERZH-it për Maqedoninë e Veriut, Bjorn Gabriel – drejtor i BEI-së në Maqedoninë e Veriut, si dhe drejtori i Hekurudhave – Infrastrukturë, Sinisha Ivanovski.
Përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor të BE-së janë siguruar 149 milionë euro grant për ndërtimin e pjesës së tretë të Korridorit hekurudhor 8.
Gjatë këtij viti pritet të fillojnë punimet në terren. Në vjeshtë është paraparë zgjedhja e kompanisë zbatuese dhe menjëherë më pas nisja e punimeve. Tashmë është aktiv tenderi për zgjedhjen e mbikëqyrjes, i cili zhvillohet në dy faza – parakualifikimi dhe kualifikimi, ndërsa tenderi për ndërtimin do të jetë në një fazë.
Ministri Nikolloski tha se nënshkrimi i sotëm paraqet vazhdim të vizionit të Qeverisë që Maqedonia e Veriut të shfrytëzojë pozitën e saj strategjike si pikë lidhëse e dy korridoreve, 8 dhe 10.
“Ndërtimi i Korridorit 8 është një nga prioritetet kryesore të Qeverisë. Ky është një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse pas pothuajse dy vitesh pune kemi arritur deri te një projekt real dhe i realizueshëm. Kemi arritur marrëveshje me Bullgarinë për ndërtimin e tunelit hekurudhor ndërkufitar që do të lidhë dy shtetet”, tha Nikolloski.
Ai shtoi se në fund të muajit pritet të mbahet takimi i dytë ndërqeveritar në Shkup, ku të dyja vendet do t’i dërgojnë një letër të përbashkët BE-së, BEI-së dhe BERZH-it për sigurimin e grantit për ndërtimin e tunelit.
“Ky është shembull se si mund të realizohen projekte, të zgjidhen problemet e së kaluarës dhe gjërat të vendosen në shinat e duhura”, theksoi Nikolloski.
Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, deklaroi se dokumentet e nënshkruara sot krijojnë kushte për vazhdimin pa pengesa të njërit prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore në vend.
“Sot nënshkruajmë amendamente të marrëveshjeve për financim dhe amendament të marrëveshjes për grant për projektin ‘Ndërtimi i segmentit të ri hekurudhor Kriva Pallankë – kufiri me Republikën e Bullgarisë, si pjesë e Korridorit VIII’. Me këtë sigurohet struktura financiare që do të mundësojë realizimin e plotë të projektit”, tha ajo.
Sipas saj, projekti do të përmirësojë lidhjen mes Detit Adriatik dhe Detit të Zi, do të kontribuojë në integrimin ekonomik, lëvizjen më të lehtë të njerëzve dhe mallrave, si dhe do të krijojë mundësi të reja për zhvillimin e ekonomisë së Maqedonisë së Veriut dhe rajonit.
Dimitrieska-Koçoska theksoi se për realizimin e projekteve strategjike nuk mjafton vetëm vullneti politik, por nevojitet edhe një kornizë e qëndrueshme financiare.
Ajo shtoi se me rishikimin e Buxhetit për vitin 2026 janë siguruar 5.8 miliardë denarë shtesë për shpenzime kapitale, ose 14.3% më shumë krahasuar me mjetet fillestare të planifikuara.
“Këto janë investime në konkurrueshmërinë më të lartë të ekonomisë maqedonase, në lidhje më të mirë rajonale, në mundësi të reja për biznesin dhe në standard më të lartë jetese për qytetarët”, tha ministrja.

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

“Mos e prekni shqipen!” – Në Ditën e Alfabetit, të

November 22, 2026
Maqedoni

Mesazh emocionues nga Lazim Destani për Ditën e Alfabetit: “Gjuha

November 22, 2026
Maqedoni

Ali Ahmeti takohet me Edi Ramën: Biseduam për çështjet kombëtare,

November 22, 2026
Kosovë

Skandaloze çfarë po zbulon Komisioni për rastin e Arlinda Zekajt:

November 22, 2026
Maqedoni

“One Stop Shop” në Qafë-Thanë, Mendi Qyra me mesazh (VIDEO)

November 22, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5234
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15597
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

“Mos e prekni shqipen!” – Në Ditën e

Në vend të festës, protestë! Në Ditën e Alfabetit Shqip, Forumi Rinor i BDI-së në Çair protestoi para Gjykatës Kushtetuese,

Maqedoni

Mesazh emocionues nga Lazim Destani për Ditën e

Me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, filantropi dhe humanisti i njohur shqiptar, Lazim Destani,

Maqedoni

Ali Ahmeti takohet me Edi Ramën: Biseduam për

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, të cilin e ka

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.