31 vite pas atentatit ndaj ish presidentit Gligorov, shfaqen imazhet e një femre si atentatore? (FOTO)
Mercedes-i me të cilin udhëtonte presidenti maqedonas Kiro Gligorov dhe që i mbijetoi shpërthimit të bombës, ndodhet në depon e Ministrisë së Punëve të Brendshme si provë, në pritje të zbardhjes së plotë të atentatit të vitit 1995.
Në edicionin e sontëm të emisionit KOD zbulohen dhe analizohen të dhëna të reja të siguruara nga ekipi i KOD-it dhe hetuesit, mes tyre edhe Zoran Dorevski.
Rekonstruksione të reja përmes fotove, analiza të reja, skema të reja dhe detaje të tjera vazhdojnë të dalin në dritë, duke hedhur më shumë pikëpyetje mbi atentatin ndaj presidentit të atëhershëm Kiro Gligorov. përcjell Zhurnal.mk .
