Milani kalon Lacion, Italia vazhdon në vendin e parë
Pas ndeshjeve të fundit në Kupat e Evropës, UEFA ka përditësuar renditjen e klubeve që marrin pjesë në kompeticionet e saj. Në këtë renditje bëjnë pjesë edhe klubet shqiptare.
Milani fiton pozicione, duke kaluar Lacion dhe u vendosur në vendin e 29-të. Kujtojmë se në fund të sezonit, renditja e mëposhtme do të përcaktojë shortet për tri Kupat e Europës. Nga leximi i saj kupton se Italia rrit epërsinë, tani në kuotën e 16.571 pikëve, mbi Gjermaninë, si dhe fiton terren ndaj Anglisë, e cila ndiqet nga afër nga Franca.
Me eliminimin e Lacios nga Bajerni në 1/8 finale të Ligës së Kampionëve, Italia ka humbur klubin e saj të parë në këtë sezon evropian. Aktualisht, Interi, Napoli, Milani, Roma, Atalanta dhe Fiorentina mbeten në garat kontinentale.
Renditja e UEFA-s sipas kombeve:
1.Italia – 16.571 (pikë)
2.Gjermania – 15.500
3.Anglia – 14.625
4.Franca – 14.416
5) Spanja – 13.437
6.Republika Çeke – 13.000
7.Belgjika – 12.400
8.Turqia – 11.500
9.Portugalia – 10.166
10.Holanda – 10.000