Milani intensifikon bisedat me trajnerët që do të zëvëndësojnë Piolin
Sipas zërave që po qarkullojnë, klubi kuqezi po vazhdon me negociatat pa lënë asgjë të filtrohet dhe emrat që kanë qarkulluar deri më tani janë më shumë si sondazhe apo plane B.
Antonio Konte e ka mbajtur gjithmonë derën e hapur për Milan-in dhe është plotësisht në dispozicion për të vlerësuar pagën e tij dhe fushatën e blerjeve, me vetëdijen e plotë se nuk është në gjendje të kërkojë emra të rëndësishëm dhe të kushuteshëm.
Atij i pëlqen zgjidhja e Milanit për vlerën e lojtarëve në skuadër, prestigjin e klubit dhe ambicien për të arritur të fitojë me tre klubet më prestigjioze dhe të titulluar në Itali. Në garë sipas mediave italiane është edhe trajneri i Portos, Serhio Konseisao, mirëpo klubi Italian deri më tani nuk ka lëshuar asnjë sinjal për këtë ide. Mbetet vetëm të presim që klubi kuqezi të bëjë një hap vendimtar drejt tij.