
Tenis, raundi i parë në ‘Roland Garros’ pa shumë befasira
Janë mbyllur ndeshjet e raundit të parë të Grand Slam të “Rolland Garros” për meshkuj e femra në tenis. Numri 1 në botë për meshkuj, serbi Novak Gjokoviç, fitoi 3-0 (6-4, 7-6, 6-4) ndaj Pierre Herbert, duke avancuar më tej. Një biletë për në raundin e dytë siguroi edhe danezi Hollger Rune, numri 5 në botë, që mundi 3-0 Daniel Evansin. Ndërsa norvegjezi Kasper Ruud, numri 6 në botë, eliminoi spanjollin Felipe Rodrigezin (3-0).
Te femra, numri 2 në botë, tenistja bjelloruse Arina Sabalenka, fitoi 2-0 (6-1, 6-2) ndaj Erika Andreva. Nuk zhgënjen Elena Rybakina e Ukrainës, numri 3 në botë, që mundi po 2-0 Gret Minen.
Në raundin e dytë avancojnë edhe Elise Mertens, Daria Kasatkina, Viktoria Azarenka, Sara Errani e Paola Badosa. Surprizë janë eliminimet e Sloane Stefensit, Anxhelika Kerber e Kristina Mlladenoviç.