
Albion Rahmani zë vend në ekipin e sezonit në Rumani
Albion Rrahmani ka zhvilluar një super sezon me skuadrën e tij të Rapid Bukureshtit. Në 30 paraqitjet e edicionit në Superligën e Rumanisë, Rrahmani ka shënuar 19 gola në të gjitha kompeticionet. Këto paraqitje tejet të mira të tij, kanë bërë që sulmuesi kosovar të zë vend në formacionin e sezonit në Rumani.
Albioni një kohë i mungoi Rapidit për shkak të lëndimit por u kthye fuqishëm, duke marr zemrat e tifozëve me golat e tij. Përveç 19 golave, Rrahmani ka kontribuar edhe me pesë asiste.
Ai është futbollisti më i kërkuar në treg. Për të interesim ka nga disa top skuadra evropiane, si nga kampionati anglez, italian e ai gjerman. Në Angli, më e interesuara është Aston Villa, në Itali ekipi i Napolit, ndërsa në gjermani permendet emri i Verder Bremenit. Vlera e 23-vjeçarit sipas sajtit “Transfermarkt” është 2.3 milionë euro