
Triumfi historik i Olimpiakosit, ngrit kampionatin grek në vendin e 15-të në UEFA
Olimpiakos bëri një mrekulli dhe mundi Fiorentinën në kohën shtesë të finales së Konferencës së Evropës, duke i dhënë kështu Greqisë pikët për të kaluar Danimarkën në vendin e 15-të në renditjen e UEFA-s dhe t’i kthejë ligës helene biletën e dytë për eliminatoret e Ligës së Kampionëve. Greqia kaloi Danimarkën në vendin e 15-të, duke siguruar kështu pesë bileta evropiane nga sezoni 2025-2026.
Skuadra kampione do të garojë në raundin e 2-të kualifikues të Ligës së Kampionëve në vazon e favoritëve, ndërsa nënkampioni do të jetë në të njëjtin raund në rrugën e jofavoritëve, fituesi i kupës në raundin e 3-të kualifikues të Ligës Europa. Ndërsa vendi i treti dhe i katërti do të garojë në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Pra falë këtij triumfi feston edhe AEK-u që zyri vendin e dytë, teksa PAOK-u u shpall kampion.