Grupi i rokut tetovar “Elita 5” pas 32 vitesh mban koncert në Tetovë
AA
Pas 32 vitesh, grupi i rokut tetovar “Elita 5” i rikthehet publikut të Tetovës me një koncert në qendrën për kulturë në Tetovë. Koncerte tjera në ambiente të hapura nga ky grup janë mbajtur në Tetovë por për të performuar sërish në Pallatin e Kulturës u deshën 32 vite
Është një emocion i veçantë për anëtarët e grupit që i kthehen publikut tetovar me një koncert të veçantë, nesër më 31 maj në Tetovë me fillim në orën 20.
Në këtë koncert për herë të parë do të promovohet edhe kënga më e re e grupit Elita 5 e titulluar “Natën e Mirë”. Nexhat Mujovi i njohur për publikun si Virusi, thotë se është ndjenjë e veçantë kur paraqitesh para publikut vendas.
Disa vite me rradhë nga ana e qendrës për kulturë në Tetovë kishin aplikuar në Ministrinë e Kulturës për një koncert të grupit Elita 5, por aplikimet gjithnjë ishin refuzuar.
Së fundmi, në programin vjetor të Ministrisë së Kulturës ishte miratuar aplikimi, thotë Vullnet Fejzullahu, drejtor i Qendrës për Kulturë në Tetovë.
Rock grupi nga Tetova që është i njohur për hite të shumta, është themeluar në vitin 1987 në Tetovë. Elita 5 padyshim do ngelet gjithmonë grupi më i mirë shqiptar. Këngët e të cilit grup kanë lënë dhe do lënë gjurmë pas gjithmonë.
Presidentja Shiroka-Pula bën homazhe në Prekaz, te varri
Me marrjen e detyrës, Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, bëri sot homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”
Mehmetaj: Ligji i PDK-së për Specialen është anti-kushtetues,
Gazetari Lirim Mehmetaj ka thënë se Ligji i propozuar nga PDK-ja për Gjykatën Speciale në anti-kushtetues. Mehmetaj tha sot në
Policia përdori gazlotsjellës me afat të skaduar ndaj
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kërkuar që të hetohet deri në fund përdorimi i gazit lotsjellës ndaj protestuesve më