Zbulohen detaje nga divorci i Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut, si shkoi çifti deri në këtë pikë?! Gjykata i kthen pas kërkesën këngëtares, por…
AA
Ajo që u përfol fillimisht si një krisje e marrëdhënies në çift mes aktorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj, duket se tashmë nuk ka më kthim pas.
Çifti kanë nisur procedurat e divorcit, duke pritur vendimin për t’i dhënë edhe ligjërisht fund martesës së tyre.
Burime për Top Channel kanë bërë me dije se këngëtarja ka paraqitur në gjykatë kërkesën për divorc, por ky institucion ia ka kthyer sërish pas.
Sipas informacioneve të Top Channel, mësohet se gjykata e ka kthyer kërkesën e këngëtares për divorc rreth fillimit të muajit maj, për çështje procedurale. Myrtezaj e vendosur për ndarjen, e ka ridërguar sërish, rreth 10 ditë më parë. Po ashtu edhe Bes Kallaku ka dorëzuar të njëjtën kërkesë nga ana e tij, ndërkohë ende nuk është caktuar një datë për seancë.
Dyshohet se martesa e tyre prej kohësh nuk funksionon më dhe se jetojnë në shtëpi të ndara, ndërsa kujtojmë se çifti i cili ka qenë bashkë prej shumë vitesh, janë prindër të dy fëmijëve.
I pari që foli në media për krisjen e raportit ishte Kallaku i cili u shpreh se “me nusen jemi bërë si dy të huaj”. Pak kohë më parë ai publikoi edhe një këngë që e titulloi “Mosmirënjohje”, ku mes vargjesh, të shkruara prej tij, thuhej: nga mosmirënjohja ta ktheva shpinën… A do mbash mëkatet, a do bësh viktimën?
Ishin fansat e Kallakut që në komente vërshuan duke thënë se kjo këngë i dedikohej Xhensilës. Kjo e fundit zgjodhi që të reagonte në rrjetet sociale me vargjet e poezisë së mirënjohur “Në mundsh”.
Shkupjani Benjamin Idriz nikoqir i mbrëmjes historike në
Xhamia e Penzbergut përjetoi mbrëmë një nga momentet më të rëndësishme në historinë e saj. Në iftarin e organizuar nga
Shkupjani Benjamin Idriz pjesëmarrës në mbrëmjen historike në
Xhamia e Penzbergut përjetoi mbrëmë një nga momentet më të rëndësishme në historinë e saj. Në iftarin e organizuar nga
LSDM: Kthimi i Grubit sipas marrëveshjes, me kamera
Pas propozimit të Prokurorisë që ndaj Artan Grubi të shqiptohet masa e arrestit shtëpiak, LSDM ka reaguar duke e cilësuar