Smajlaj me rezultat më mirë këtë vit, por nuk shkon në finale
Në Romë vijon Kampionati Europian i Atletikës për të rritur, ku për ngjyrat kuqezi garojnë Luiza Gega e Izmir Smajlaj. Atletja e 3000m me pengesa, siguroi një vend në finalen e kësaj disiplinë, por atleti shkodran nuk arriti.
Në garën e kërcimit së gjati, ai nuk arriti të renditej mes më të mirëve dhe të avancojë më tej. Smajlaj ndodhej në Baterinë A, ku mes 15 konkurrentëve u klasifikua në vendin e 12-të.
Në tri kërcimet e tij, Smajlaj realizoi me sukses vetëm hedhjen e parë, ku dha rezultatin 7.78 metra. Ky është rezultati më i mirë i tij për këtë vit, por që s’mjaftoi për ta kualifikuar në finale. Në klasifikimin e përgjithshme, atleti shqiptarë u rendit në vendin e 21-të mes 29 garuesve, ndërkohë që në finale shkuan 12 më të mirët.
Luiza Gega, mbrëmjen e së dielës do të garojë në finalen e 3000 metrave me pengesa.