Aktorja e njohur më pranë publikut, prezanton projektet e saj më të fundit ndryshe
AA
Ylli i kinematografisë turke, Neslihan Atagul Dogulu, ka hapur së fundmi platformën më të re në të cilën do të publikojë të gjitha projektet e saj të reja.
Sistemi tashmë zyrtarisht i hapur, është emërtuar me inicialet e para të emrit të aktores, “NADpresent”.
Atagul u shpreh në një postim në rrjetet sociale se në këtë mënyrë do të paraqiste hapa inovativë në botën e artit dhe menaxhimin e karrierës së saj profesionale.
“Ne kemi krijuar zyrtarisht sistemin me të cilin kemi punuar prej kohësh. Jam shumë e emocionuar dhe e frymëzuar njëkohësisht. Falenderoj ekipin për punën fantastike dhe të palodhur që kanë bërë”, shkruan ndër të tjera aktorja.
Neslihan është e njohur për publikun shqiptar në rolin e saj si “Neriman” përkrah “Maxhit”, Kadir Dogulu, ku përveçse partnerë në serial ata kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë edhe në jetën reale, prej 8 vitesh./tvklan.al
Parashikimi i motit në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell, por pasdite pritet
ESHR: Rreth 66% e kontrolleve në Klinikën për
Rreth gjashtëdhjetë e gjashtë përqind e numrit të përgjithshëm të ekzaminimeve të kryera në Klinikën e Kirurgjisë Torakale janë kryer
Qorrolli: Është e pandershme që opozita të vendos
Deputeti i zgjedhur Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorrolli, i ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë duke deklaruar se opozita