Në mes të thashethemeve për divorc, Jennifer Lopez uron Ben Affleck
AA
Jennifer Lopez ka uruar heronjtë e jetës së saj.
Këngëtarja postoi në InstaStory dedikime për bashkëshortin Ben Affleck dhe babanë e saj, David Lopez me rastin e Ditës së Babait.
“Heroi ynë. Gëzuar Ditën e Babait”, shkroi ajo krah një fotoje bardhë e zi të aktorit në një avion, skenë e filmit “Pearl Harbor”.
Edhe për babanë e saj bëri diçka të ngjashme, sërish një foto bardhë e zi në një kamionçinë shoqëruar me shkrimin: “Gëzuar Ditën e Babait, babush”.
Urimi ndaj Affleck vjen në një periudhë paksa delikate për çiftin. Mediat e huaja kanë raportuar se martesa e tyre dyvjeçare po përjeton një krizë dhe është drejt divorcit. Jennifer dhe Ben po jetojnë në shtëpi të ndara. JLo anuloi turneun duke u shprehur se ka nevojë të kalojë kohë me “fëmijët, familjen dhe miqtë e afërt”./tvklan.al

Andonovski: Pres lajme të mira për roamingun në
Ministri për Transformim Digjital Stefan Andonovski pret që Maqedonia të jetë mes vendeve të para të cilës do t’i mundësohet
Limani: Kam përfunduar bashkëpunimin me VLEN-in
Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Fatmir Limani, ka deklaruar se prej një kohe nuk është më pjesë e VLEN-it.
VMRO-DPMNE: Filipçe po sakrifikon interesat kombëtare për karrierë
VMRO-DPMNE ka akuzuar liderin e LSDM-së, Venko Filipçe, dhe partinë e tij se e përdorin rrugën evropiane si justifikim politik,