Vdes aktori i njohur i filmit Hunger Games
AA
Aktori me famë botërore Donald Sutherland, i njohur për rolet në, “Klute” dhe “The Hunger Games”, ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 88-vjeçare.
Sutherland vdiq të enjten në Miami pasi vuante prej kohësh nga një sëmundje.
“Me zemër të rëndë, ju them se babai im, Donald Sutherland, ka ndërruar jetë”, shkroi Kiefer Sutherland, djali i Donald Sutherland, në një postim në Instagram të enjten. “Unë personalisht mendoj se është një nga aktorët më të rëndësishëm në historinë e filmit. Asnjëherë i trembur nga një rol, i mirë, i keq apo i shëmtuar”, u shpreh ai.
I njohur për intensitetin e tij në ekran, Sutherland fitoi një Emmy për rolin e tij si një zyrtar sovjetik në filmin “Citizen X”, si dhe dy Golden Globes. Karriera e tij zgjati më shumë se 50 vjet dhe përfshiu 140 tituj filmash, duke përfshirë rolet e fundit në serinë e kufizuar “Trust” dhe “The Undoing”.
Presidentja Shiroka-Pula bën homazhe në Prekaz, te varri
Me marrjen e detyrës, Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, bëri sot homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”
Mehmetaj: Ligji i PDK-së për Specialen është anti-kushtetues,
Gazetari Lirim Mehmetaj ka thënë se Ligji i propozuar nga PDK-ja për Gjykatën Speciale në anti-kushtetues. Mehmetaj tha sot në
Policia përdori gazlotsjellës me afat të skaduar ndaj
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kërkuar që të hetohet deri në fund përdorimi i gazit lotsjellës ndaj protestuesve më