Mediat: Real Madrid ka arritur marrëveshje me yllin e shumëkërkuar nga Franca
Real Madrid thuhet se ka arritur një marrëveshje me mbrojtësin e Lille-s, Leni Joro. “MARCA” tani raporton se “Los Blankos” kanë rënë dakord për kushtet me lojtarin, por ende nuk kanë filluar negociatat me klubin e tij mbi një tarifë transferimi.
Qendërmbrojtësi francez thuhet se është ndër lojtarët e rinj më të mirë në Europë për momentin. Ai ka një kontratë me skuadrën e Ligue 1 deri në verën e vitit 2025, që do të thotë se klubi do të kërkojë ta shesë atë këtë verë.
Nëse Joro vendos të qëndrojë te Lille për një sezon tjetër, ai mund të largohet me kosto zero në vitin 2025. Duke pasur parasysh këtë, duket se Real Madridi po kërkon ta sigurojë sa më shpejt 18-vjeçarin. Për lojtarin interesohen edhe skuadra si Paris Sen Zhermen dhe Man. Junajted. Megjithatë, “The Athletic” pretendon se ka të ngjarë që Joro të shkojë në “Santiago Bernabeu”.
Qendërmbrojtësi gjerman Antonio Rudiger është gjithashtu mbi 30 vjeç dhe kjo mund të jetë koha perfekte që një mbrojtës i ri të transferohet në klub. Sezonin e kaluar, ai bëri 44 paraqitje në të gjitha kompeticionet për Lille, duke shënuar tre gola në këtë proces.