Gjendet e vdekur e moshuara që u raportua e zhdukur në Gjilan
Një grua e moshuar, e cila ishte raportuar e zhdukur, është gjetur e vdekur gjatë ditës së sotme, më 05.07.2024, në Gjilan.
Lajmi për KALLXO.com është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.Hashani ka thënë se trupi i gruas së moshës rreth 82-vjeçare me vendim të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Mund të konfirmoj se nga Policia e Kosovës, familjarët, zjarrfikësit dhe njësitet e kërkim është gjetur e vdekur gruaja që dje ishte paraqit nga familjarët e humbur” – tha Hashani.Në raportin policor të ditës së sotme është thënë se ngjarja ka ndodhur në fshatin Dobërqan.Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur më 04.07.2024 në 00:20h dhe se në stacion është paraqitur për këtë rast nipi i viktimës.