Toni Kroos kërkoj falje nga Pedri për ndërhyrjen e ashpër në çerekfinale
Ish-mesfushori i Real Madridit dhe Gjermanisë, Toni Kroos i ka kërkuar falje Pedrit pas ndërhyrjes së rëndë që i shkaktoi në ndeshjen ndaj Spanjës. Ai të shtunën përmes një postimi në rrjetet sociale ka theksuar që nuk kishte për qëllim ta lëndonte mesfushorin e Barcelonës.
“Në këtë mënyrë është shumë e rëndësishme për mua. Më fal dhe shërohu shpejt Pedri! Logjikisht, nuk ishte qëllimi im të të lëndoja. Shërim të shpejtë dhe gjithë të mirat. Ti je një lojtar i madh”, ka shkruar Kroos.
Për 34-vjeçarin ndeshja ndaj Spanjës ishte e fundit për të si futbollist pasi javë më parë kishte njoftuar që do të tërhiqet nga futbolli aktiv pas përfundimit të Kampionatit Evropian “Gjermania 2024”. Kroos me Gjermaninë të premten janë eliminuar nga Spanja në çerekfinale të “Euro 2024”.