Spanja me 3 mungesa ndaj Francës, trajneri Fuente me 2 opsione
Kombëtarja e Spanjës do t’i ketë tri mungesa të mëdha në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Francës në Euro 2024, por trajneri Luis de la Fuente tashmë ka në mendje formacionin e mundshëm. Pedri i dëmtuar dhe Dani Karvajal e Robin Le Normand të pezulluar shkaku i kartonëve nuk do ta ndihmojnë Spanjën në gjysmëfinalen e Euro 2024 kundër Francës.
Fabian Ruiz është gjithashtu një dyshim, ndërsa Alvaro Morata, nga ana e tij, do të jetë në dispozicion pasi iu dha gabimisht kartoni i verdhë kundër Gjermanisë. Kjo është një situatë mjaft e vështirë për trajnerin De la Fuente, i cili tani pritet të ndryshoj formacion.
Mediat spanjolle raportojnë se trajneri tashmë ka në mendje dy mënyra sesi mund të paraqitet ndaj Francës.
Opsioni 1 është me Mark Kukurelja që lëviz në të djathtë, Naço zëvendëson Le Normand, Alehandro Grimaldo luan në të majtë, Dani Ollmo zëvendëson Pedrin dhe Mikel Merino zë vendin e Ruizit, nëse ky i fundit nuk është në formë.
Në opriosnin e dytë do të jetë i njëjti model për Naçon dhe mesfushën. Në mbrojtje, Hesus Navas zëvendëson Karvajal, por ai do të duhej të përballej me Kilian Mbappe dhe De La Fuente ende nuk është i bindur.